EKSKLUZIVE / Shpërblime deri në 150 milionë lekë, zbulohet sa do të përfitojnë sportistët shqiptarë për sukseset ndërkombëtare. Tabela e plotë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2021 | 13:58

EKSKLUZIVE / Shpërblime deri në 150 milionë lekë, zbulohet sa do të përfitojnë sportistët shqiptarë për sukseset ndërkombëtare. Tabela e plotë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka lajmëruar dje ndryshimet në ligj për shpërblimet e sportistëve elitarë që përfaqësojnë Shqipërinë në kampionate ndërkombëtare. Sipas ministres, tashmë të gjithë sportistët elitarë të peshëngritjes do të shpërblehen njësoj sipas rregulloreve ndërkombëtare.

evis-kushi

“Për shkak të vakumit ligjor, kemi parashikuar në disa dispozita që edhe ata sportistë që e kanë përfituar statusin e nivelit të lartë gjatë këtyre muajve, të trajtohen sipas këtij vendimi. Që do të thotë, Briken Calja do të shpërblehet e vlerësohet njësoj si peshëngritësit e tjerë europianë e botërorë. Por jo vetëm Brikeni, por dhe Erkand Qerimaj e të tjerë që muajt e fundit na kanë nderuar në kampionate europiane”, tha ministrja Kushi para gazetarëve. Duke u ndalur te sporti i peshëngritjes, ministrja Kushi tha se për herë të parë “sportistët medalistë do të shpërblehen për të gjitha garat shtytje, shkëputje dhe dygarëshin se me vendimin më parë ata shpërbleheshin vetëm për dygarëshin”. “Lajme të mira për sportistët elitarë ata që e përfaqësojnë Shqipërinë në kampionate ndërkombëtare.

Me vendimin e sotëm miratuam disa ndryshime në kriteret, shpërblimin e trajtimin e sportistëve që përfitojnë statusin e nivelit të lartë dhe trajnerët e tyre. Qëllimi t’i motivojmë sa më shumë e për t’i krijuar kushtet për të ushtruar sportin. Konkretisht masat e shpërblimit janë parashikuar sipas fashave të rezultateve në secilin prej kampionateve”, deklaroi Kushi.

shperblime tabela 1

Konfirmohet kështu lajmi i dhënë disa ditë më parë nga “Panorama Sport”, ndërsa ky ndryshim vlen për të gjithë sportistët që prej korrikut 2020, kur doli për herë të parë Vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili kishte këtë mangësi. Për sa i përket peshëngritjes ka një specifikë të veçantë, ku sqarohet se dygarëshi do të paguhet në vlerën 30%, ndërsa stilet e shtytjes dhe shkëputjes do të shpërblehen të plota sipas shumave që parashikon ligji.

Kështu, peshëngritja që mbetet absolutisht sporti më i suksesshëm i vendit në arenën ndërkombëtare, tashmë do të ketë një qasje tjetër nga shteti dhe shtangistët që nderojnë flamurin do të përfitojnë më shumë mbështetje financiare

shperblime tabela 2

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"