EKSKLUZIVE/ “Revolucion” te Tirana, priten edhe 6 largime! Klubi nxjerr jashtë planeve… kapitenin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2024 | 20:35

EKSKLUZIVE/ “Revolucion” te Tirana, priten edhe 6 largime! Klubi nxjerr jashtë planeve… kapitenin

Te Tirana janë të bin dur që mbrojtja duhet të bëhet nga e para. Bardheblutë me shumë mundësi do të “shkrinë” të gjithë repartin e prapavijës dhe do ta bëjnë nga e para. Paraqitja zhgënjyese e lojtarëve ka bërë që Halili të marrë një vendim të madh.

Tirana

Përveç Përgjonit dhe Micit, të gjithë lojtarët e tjerë të prapavijës nuk do të jenë pjesë e sezonit të ri ose të paktën kanë shumë pak mundësi që të jenë. Klubi ka bërë një analizë dhe ka arritur në konkluzion, se skuadra ka faj për paraqitjen, por në krye është reparti i mbrojtjes.

Nga njëra anë, Najdovski ka ikur nga ekipi, ndërsa edhe Lulaj është pa kontratë. “Panorama Sport” mëson se Erjon Hoxhallarit i është komunikuar fakti që nuk është në planet e klubit, por do të shihet se çfarë do të ndodhë.

SHIFRAT – Tirana e mbylli kampionatin në vendin e pestë, por skuadra ka çudira në statistika. Për ata që nuk e dinë, bardheblutë janë ekipi me sulmin më të mirë dhe prapavijën më të keqe që pas viteve 50-të. Jo vetëm kaq, por mbrojtja e Tiranës shpëtohet nga Kukësi dhe Erzeni, sepse me 49 gola të pësuar është prapavija e tretë më e keqe në Superiore. E kundërta me sulmin.

Edhe 2024-a është njollë e zezë për bardheblutë, pasi kanë një paraqitje skandaloze. Katastrofë mund të quhen golat e pësuar. Plot 49, një nga mbrojtjet më të këqija të historisë së bardhebluve. Tirana kishte një prapavijë që konkurronte me skuadrat që binin nga kategoria.

lojtaret qe iu mbaron kontrata

Një sezon më parë, Tirana pësoi 33 gola, ndërsa këtë sezon 16 rrjeta më shumë. Në sezonin e titullit Tirana e mbylli kampionatin me 27 gola të pësuar. Një mbrojtje solide që ka pësuar gati gjysmën e golave që ka marrë skuadra e këtij kampionati. Tirana e mbylli e pesta sezonin me 50 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"