EKSKLUZIVE/ Reagon Gega: E vërteta e largimit nga Kukësi, ja çfarë me tha Gjici

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2022 | 22:48

EKSKLUZIVE/ Reagon Gega: E vërteta e largimit nga Kukësi, ja çfarë me tha Gjici

Skënder Gega nuk është më trajneri i Kukësit dhe këtë vendim e ka marrë vetë trajneri i cili ka marrë përgjegjësinë për mungesën e rezultateve të skuadrës së tij. Në një deklaratë për “Panorama Sport”, ai ka treguar edhe komunikimin që kishte pasur me presidentin Gjici rreth kësaj lamtumire të parakohshme, pas vetëm 4 javësh kampionat.

Gega

“Duke parë situatën e fundit mendova të jap dorëheqjen. Presidenti Safet Gjici me kërkoi të qëndroja dhe e falënderoj për këmbënguljen, por ishte më mirë kështu!

Falënderoj stafin, presidentin, skuadrën dhe tifozët për gjithë mbështetjen. I uroj Kukësit suksese”, deklaroi Gega.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"