EKSKLUZIVE/ Përplasje me klubet, Broja dhe Asani alarmojnë Silvinjon. Zbardhen prapaskenat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2024 | 23:54

EKSKLUZIVE/ Përplasje me klubet, Broja dhe Asani alarmojnë Silvinjon. Zbardhen prapaskenat

Dy lojtarë të Kombëtares nuk janë në një situatë komode me klubet e tyre dhe po kalojnë një moment të vështirë. Fjala është për Armando Brojën në Angli dhe Jasir Asanin në Korenë e Jugut, me sulmuesit që nuk po aktivizohen për arsye të ndryshme.

hgfj

JASIR ASANI- Anësori kuqezi ndeshjet e vetme që ka luajtur për vitin 2024 janë ato dy miqësore me Kombëtaren shqiptare, kundër Kilit dhe Suedisë. E para për shkak se kampionati në Korenë e Jugut ku aktivizohet 28-vjeçari ka nisur në 2 mars, fiks një muaj para, por edhe për shkak të problemeve që ai ka pasur me klubin e Guangjusë. Jasiri nuk është i dëmtuar, ndërkohë katër ndeshjet e para me klubin e tij është lënë në tribunë.

Gazeta mëson se marrëdhëniet mes lojtarit të Kombëtares dhe klubit korean janë krisur në janar, kur Asani kërkonte që të rikthehej në futbollin europian. Padyshim që ishin disa ekipe që kërkonin shërbimet e tij, sidomos pas atyre tre golave të realizuar në kualifikuese me kuqezinjtë, por edhe vetë Jasiri ishte i vetëdijshëm se mund të luante në një skuadër më të mirë. Por, ajo ecuri fantastike dhe vitrina e atyre golave kanë rritur edhe pretendimet e Guangjusë, që kërkonte të arkëtonte shumë më shumë të ardhura nga shitja e Asanit, por këto kërkesa kanë stepur disi klubet që e kërkonin dhe kështu që transferimi dështoi. Tashmë, me palët që janë “krisur”, shpresojmë që Asani të rikthehet sa më shpejt në fushë, diçka që është shumë e rëndësishme para Europianit të Gjermanisë.

ARMANDO BROJA- Armando Broja nuk ka pasur asnjë dëmtim, por ka mbetur jashtë për shkak të vendimit të trajnerit për të dytën herë radhazi, e fundit kundër Shefilldit. Shpërthimi i brazilianit Munis që luan në vendin e Brojës dhe ka shënuar 8 gola në tetë ndeshjet e fundit, ka bërë që Fulhami të promovojë një sulmues që në merkaton e verës mund ta shesë deri në 40 milionë paund sepse e ka në pronësi. Kështu, përfitimi nuk është te Broja, i cili ka ardhur thjesht si i huazuar dhe në verë do të rikthehet te Çelsi. Pra, me pak fjalë, Fulhami sakrifikoi 4 milionë paund që do t’ia paguajë bluve për kushtet e huazimit, por me aktivizimin e plotë të Munis, bën që sulmuesit t’i rritet sa më shumë vlera duke patur mundësitë e tij. Shtuar kjo, edhe me rikthimin e Raul Himenesit, sulmuesit kryesor të Fulhamit, sërish Munis po luan rregullisht dhe penalizimi në këtë rast është vetëm për Armando Brojën.

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"