EKSKLUZIVE/ Partizani përgatitet për Europën, merret vendimi për të ardhmen e Kolelës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2023 | 15:38

EKSKLUZIVE/ Partizani përgatitet për Europën, merret vendimi për të ardhmen e Kolelës

Xhovani Kolela nuk është më trajner i Partizanit. Ashtu siç pritej dhe ishte paralajmëruar nga “Panorama Sport”, trajneri italian është larguar përfundimisht, paçka se ishte në  kontratë edhe për një sezon tjetër.

kolela

Gazeta mëson se sot Kolela ka pasur një takim me drejtuesit e klubit dhe ka rënë dakord për një shkëputje të kontratës në mënyrë konsensuale.

Pritet që deri në fundjavë Partizani të zyrtarizojë trajnerin e ri, i cili do të jetë kroati Tomislav Stipiç, që aktualisht është pjesë e Rigës në Letoni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"