Postuar: Janar 30, 2023 | 22:48
EKSKLUZIVE/ Partizani nuk do të ndalet në merkato, të kuqtë “fiksohen” me golashënuesin e Kategorisë së Parë
Pasi shiti Skukën për shifrën rekord të 1.4 milionë eurove te Metzi në Francë, Partizani është vënë në gjurmët e një tjetër “prodhimi” ekskluziv të Korabit. Gazeta konfirmon se të kuqtë kanë krijuar një simpati për Albers Kekon, 21-vjeçarin, që po shkëlqen në këtë sezon në Kategorinë e Parë.
Në 14 ndeshje të luajtura këtë sezon në Kupë dhe kampionat, sulmuesi ka shënuar plot 9 gola dhe ka dhuruar dy asiste.
Të kuqtë e kanë pëlqyer të riun dhe janë vënë në lëvizje për ta bërë të tyrin. Marrëdhëniet e mira mes drejtuesve e bëjnë këtë operacion jo të vështirë.
Megjithatë, Keko pritet ta mbyllë në Dibër këtë sezon, pasi po diskutohet blerja dhe më pas huazimi direkt te Korabi.
PANORAMASPORT.AL
