EKSKLUZIVE/ Partizani nis merkaton, vjen talenti 17-vjeçar nga Ukraina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2023 | 8:30

EKSKLUZIVE/ Partizani nis merkaton, vjen talenti 17-vjeçar nga Ukraina

Partizani ndërkohë që lufton për titullin kampion vijon të mendojë për të forcuar ekipin, por edhe për të menduar për të ardhmen. “Panorama Sport” mëson se klubi i kuq së fundmi ka afruar një talent ukrainas.

telushi partizani

Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Misha Kozhushko, i cili aktivizohet si mbrojtës i djathtë dhe pavarësisht moshës së re ai ka tregues shumë të mirë fizikë dhe mesa është parë në stërvitje ka aftësi mjaft të mira me topin në këmbë.

Kozhushko stërvitet herë pas here me ekipin e parë, me Kolelën, që duket se e ka pëlqyer profilin e tij. Pavarësisht se po stërvitet me skuadrën e kuqe, ukrainasi nuk mund të federohet të paktën deri në verë për shkak dokumentacioni.

Gjithsesi, me siguri së shpejti kjo do të jetë e mundur dhe pritet që Kozhushko t’i afrohet fillimisht ekipit të dytë dhe të shndërrohet në një opsion edhe për skuadrën e parë. Kozhushko është rritur në akademinë e SK Dnjipro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"