EKSKLUZIVE/ Kategoria e Tretë nis më 24 nëntor, 13 ekipe në garë për 26 javë (KALENDARI I PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2022 | 14:33

EKSKLUZIVE/ Kategoria e Tretë nis më 24 nëntor, 13 ekipe në garë për 26 javë (KALENDARI I PLOTË)

Zbardhet kalendari për Kategorinë e Tretë.

KATEGORIA E TRETE

Të hënën, në ambientet e brendshme të FSHF-së është hedhur shorti dhe më 24 nëntor do të startojë zyrtarisht kampionati.

Në këtë sezon do të marrin pjesë 13 skuadra:

Gramozi (Ersekë), Përmeti, Këlcyra, Skrapari, Çerma (Lushnjë), Minatori (Bulqizë), Spartaku (Tiranë), Kinostudio (Tiranë), Drini (Dibër), Albanët (Tiranë), Adriatiku (Sukth), Basania & AM (Shkodër) dhe Klosi.

Dy vendet e para fitojnë të drejtën për t’u ngjitur direkt në Kategorinë e Dytë.

Ndërsa skuadra e tretë, duhet të kalojë fillimisht ndeshje “play off”-i.

Skuadrat e renditura të fundit nuk mund të bien nga kategoria, por mund të provojnë në sezonin tjetër, për t’u ngjitur një kategori më lart.

Sipas kalendarit parashikohet të luhen gjithsej 26 javë, të ndara në dy faza.

Çdo xhiro do të ketë 6 ndeshje, ndërsa një nga skuadrat do të qëndrojë pushim.

Ashtu si çdo vit, edhe këtë herë të gjitha ndeshjet do të luhen në Qendrën Kombëtare Stërvitore në Kamzë.

1 (1)

2 (1)

3 (1)

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"