EKSKLUZIVE/ Ndryshon përsëri pankina e klubit të Kategorisë së Parë, ikën trajneri i njohur i emëruar pak javë më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2023 | 22:31

EKSKLUZIVE/ Ndryshon përsëri pankina e klubit të Kategorisë së Parë, ikën trajneri i njohur i emëruar pak javë më parë

Skuadra e Besëlidhjes po përjeton një sezon shumë të turbullt dhe rrezikon seriozisht t’i japë lamtumirën Kategorisë së Parë në fund të këtij edicioni. Lezhjanët nuk po gjejnë qetësi as me pankinën dhe sot kanë bërë ndryshimin e radhës.

Bano

Artan Bano, i emëruar në stolin e këtij ekipi vetëm në ditët e para të janarit, është larguar nga drejtimi i skuadrës që mbyll renditjen e kampionatit. Në periudhën në drejtim, Bano regjistroi 1 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje, pa ia dalë që të ndryshonte situatën në klub.

“Panorama Sport” ka mësuar se në stolin e Besëlidhjes është vendosur që të drejtojë përkohësisht Alert Alcani. Ky i fundit ishte drejtor sportiv në klubin lezhjan prej disa javësh, por do të veshë përsëri tutat e trajnerit dhe do të jetë në drejtimin e ekipit për javët e mbetura, duke tentuar që të shpëtojë nga rënia në Kategorinë e Dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"