EKSKLUZIVE/ Ndryshime te trajnerët në kombëtaret e moshave, vjen Ahmataj dhe spostohet Shkëmbi, Behari merr…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2024 | 22:47

EKSKLUZIVE/ Ndryshime te trajnerët në kombëtaret e moshave, vjen Ahmataj dhe spostohet Shkëmbi, Behari merr…

Fulvio Pea, drejtori teknik i FSHF-së duket se nuk ka mbaruar me ndryshimet në stafet e ekipeve kombëtare. “Panorama Sport” mëson se do të ketë lëvizje në ekipet U-17 dhe U-19. Pavarësisht se Bledi Shkëmbi ka vetëm një muaj që është zyrtarizuar te Kombëtarja U-19 dhe këto ditë do të zhvillojë dy miqësore me Maltën e kësaj grupmoshe, ish-kapiteni i njohur korçar do të zhvendoset tek ekipi U-17, që aktualisht drejtohet nga Ardi Behari.

AHMATAJ

Ky i fundit është projektuar për në pozicionin e shefit të skautingut në Federatën Shqiptare të Futbollit. Një pozicion ku do të ketë në kontroll të gjithë skautët me të cilët federata bashkëpunon, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon apo edhe në vende të tjera, lidhur me zbulimin e talenteve shqiptare që do t’i shërbejnë trajnerëve në seleksionimet e herë pas hershme që do të bëhen.

Behari drejton prej një viti Kombëtaren U-17, pas largimit të Ervin Bulkut. Ndërkaq, një tjetër zyrtarizim pritet të bëhet te Kombëtarja U-19. Julian Ahmataj do të jetë trajner i ri i kësaj grupmoshe. Ishtrajneri i Tiranës, që më parë ka mbajtur edhe pozicionin e drejtorit të Akademisë, trajner i ekipeve U-17 dhe U-19, do të angazhohet te Shqipëria U-19. Këto lëvizje të stafeve në ekipet zinxhirë kuqezi, pritet të bëhen zyrtare pas ndeshjeve që Kombëtarja do të luajë këtë muaj, me Kilin dhe Suedinë.

Ndërsa, sa i përket Kombëtares U-21 pritet të mos ketë ndryshime, me trajnerin Alban Bushi që do të vijojë të jetë në krye të Shpresave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"