EKSKLUZIVE/ Mbyllen stadiumet, ja ku mund të luhet “Klasikja” Vllaznia-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2023 | 13:57

EKSKLUZIVE/ Mbyllen stadiumet, ja ku mund të luhet “Klasikja” Vllaznia-Tirana

Vllaznia-Tirana, e vlefshme për javën e tetë të Kategorisë Superiore dhe e programuar për t’u luajtur më 7 tetor, nuk do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, pasi tapeti i këtij impianti do t’i nënshtrohet procesit të rimbjelljes.

vllaznia tirana

“Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta, se gjasat janë që Vllaznia-Tirana të zhvillohet të shtunën e 7 tetorit (ora 14:00) në stadiumin e Kukësit, aty ku shkodranët do të jenë pritës.

Fillimisht u hodh ideja e ndryshimit të fushave, siç ndodhi në kampionatin e vjetshëm dhe ky takim i fazës së parë të luhej në kryeqytet, por Vllaznia mësohet se ka vendosur të presë Tiranën në Kukës.

Sikur të mos mjaftonte stadiumi “Loro Boriçi”, Dinamo-Vllaznia do të jetë ndeshja e fundit që luhet në “Elbasan Arena”. Pas kësaj sfide stadiumi i Elbasanit mbyllet për një muaj, pasi do të mbillet fusha.

Për 30 ditë, Dinamo dhe Elbasani mbeten pa stadium, ndërsa tani duhet të gjejnë fushë. Dhe të thuash që FSHF e shteti kanë ndërtuar një seri stadiumesh në Kukës, Tiranë, Elbasan, Shkodër.

Në këtë moment që flasim vetëm “Kukës Arena” është i gatshëm për të pritur ndeshje. E bukura është që “Air Albania”, stadiumi kryesor i kryeqytetit, është i mbyllur për futbollin shqiptar. Një çudi më vete aq sa derbi Partizani-Tirana u shty një muaj, sepse “Air Albania” u mbylli dyert në shtator.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"