EKSKLUZIVE/ Klubi kosovar reziston për Mba, Partizani “peshkon” në Holandë për zëvendësuesin e Skukës (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2023 | 22:47

EKSKLUZIVE/ Klubi kosovar reziston për Mba, Partizani “peshkon” në Holandë për zëvendësuesin e Skukës (VIDEO)

Xhuliano Skuka ka mbushur arkat, por ka lënë një boshllëk të madh në organikën e Partizanit. Drejtuesit e kuq janë vënë në lëvizje për të gjetur menjëherë një zëvendësues të dibranit dhe tregu i huaj duket si zgjidhja e vetme.

hilterman

“Panorama Sport” mëson se të kuqtë kanë bërë ofertë zyrtare për Xheredi Hilterman, i cili është pjesë e Almere Sitit në Ligën e Dytë holandeze dhe është golashënuesi më i mirë i kampionatit me 12 gola të shënuar pas 21 ndeshjeve të luajtura. Ai regjistron edhe tre asiste.

24-vjeçari është me origjinë nga Surinami, por ka lindur në Holandë, ku edhe është rritur si futbollist. Ai ka luajtur si profesionist me skuadrat e Emen dhe NAC Bredës, përpara se të firmoste në verë me Almeren.

Gjithsesi, rruga për te sulmuesi nuk është aq e lehtë për shkak se ai ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm me klubin aktual. Mbetet për t’u parë sesi po tenton ta zgjidhë Partizani, teksa huazimi me të drejtë blerjeje është një mundësi.

xherdi hilterman


KRISTIAN MBA – Nigeriani, i cili ka shkëlqyer në këtë sezon me fanellën e Trepçës në Kosovë, duke shënuar 10 gola në 18 ndeshje, si dhe dhuruar plot 5 asiste, pëlqehet shumë nga Partizani, që ka bërë një ofertë për Trepçën, por klubi nga Mitrovica ka refuzuar fillimisht.

mba kristian

Momentalisht marrëveshja për 23-vjeçarin nuk duket në rrugën e duhur. Pista e Hilterman shihet si opsioni më i mundshëm, por mbetet për t’u parë se çfarë do të ofrojnë tetë ditët e mbetura të kësaj merkatoje dimri.

mba

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"