EKSKLUZIVE/ Klubi i Pogradecit del në shitje, zbulohet shifra e vendosur nga bashkia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2024 | 12:14

EKSKLUZIVE/ Klubi i Pogradecit del në shitje, zbulohet shifra e vendosur nga bashkia

Bashkia nxjerr në ankand Klubin e Futbollit Pogradeci. Sot në Këshillin Bashkiak të Pogradecit do të diskutohet privatizimi i K.F Pogradeci për të nxjerrë në ankand 100% të aksioneve të tij të cilat vlerësohen 5.684 (pesë milion e gjashtëqint e tetëdhjetë e katër mijë) lekë të reja.

Pogradeci stervitje

Kjo do të thotë se fituesi i ankandit do të ketë të drejta të plota mbi këtë klub ku në shifrën e blerjes si asete janë e drejta e emrit tregtar, lojtarët pëtkatës, përdorimi i ambienteve dhe stadiumit, etj.. Para disa vitesh në drejtim të Bashkisë Pogradec erdhën disa oferta por u kinsideruan si jo të plota dhe me mungesa në formularët përkatës që plotësohen nga subjekti i interesuar për të blerë aksionet.

“Panorama Sport” mëson se është një subjekt i interesuar për të blerë aksionet dhe që ka shprehur interesin prej kohësh. Me shumë mundësi sezonin që vjen K.F Pogradeci do të jetë me president të ri dhe i privatizuar 100%. Një erë e re po fryn për futbollin në qytetin liqenor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"