EKSKLUZIVE/ Kazakët duan Kukësin, zbardhet oferta që kanë bërë. Ja sa për qind mund të mbajë Gjici

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2023 | 22:22

EKSKLUZIVE/ Kazakët duan Kukësin, zbardhet oferta që kanë bërë. Ja sa për qind mund të mbajë Gjici

Klubi i Kukësit mund të ndryshojë pronar në të ardhmen, ose mund t’i shtohen disa të tjerë përveç familjes Gjici. Varet se si mund të ecin negociatat. Prej kohësh përflitet se këta të fundit mund ta shesin klubin pas asaj që ndodhi me Safet Gjicin, por kjo është përgënjeshtruar pothuajse sistematikisht nga familjarët e tij dhe zyrtarët e klubit.fghfhg

Ndërkohë, kohët e fundit ka shfaqur interes një konsorcium me seli në Kazakistan, që mësohet se kanë lidhje me klubin e Astanës, por deri pak kohë më parë kishin aksione edhe te klubi bjellorus, Shakhter Soligorsk. Megjithatë, duhet të saktësojmë se klubi i Astanës në Kazakistan ka si pronar zyrtar kompaninë shtetërore Samruk Kazyna.

NEGOCIATAT “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se përfaqësues të një kompanie kazakistanase kanë mbërritur në Shqipëri për të negociuar me zyrtarë të klubit të Kukësit. Vetë familja Gjici ka mohuar zyrtarisht të ketë pasur bisedime konkrete, por gazeta mëson se disa përfaqësues të një kompanie kazake kanë qenë në Tiranë në datat 24-25 tetor.

Burime nga klubi bëjnë me dije se ata kanë vizituar ambientet e klubit, kanë parë stadiumin dhe kanë mbetur të kënaqur relativisht nga infrastruktura. Pas qëndrimit në Shqipëri, ata kanë shkuar për të parë nga afër ndeshjen mes Astanës dhe Ballkanit, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Konferencësqë u luajt më 26 tetor në Prishtinë dhe përfundoi me fitoren emiqve 1-2.

“OFERTA” Pas publikimit të lajmit, dje në portale nisi të flitej për shifrën e 2.5 milionë eurove, por kjo nuk është e konfirmuar. Kur flitet për klubin e Kukësit duhet të jetë e qartë se bëhet fjalë vetëm për logon dhe “brand”-in, por jo për stadiumin dhe terrenet sportive. Kompania kazake, emri i së cilës mbahet sekret nga drejtuesit e Kukësit, mësohet se ka mbetur e kënaqur, mbi të gjitha, për dy motive: së pari Kukësi nuk ka borxhe dhe nuk figuron një klub me probleme financiare të mbartura.

Së dyti, sepse ka një infrastrukturë goxha të mirë, por është edhe si një urë lidhëse edhe në aspektin sportiv mes Shqipërisë dhe Kosovës. Mësohet se oferta e tyre verbale ka qenë që të blejnë të gjitha aksionet e Kukësit, ose t’i lënë familjes Gjici rreth 30 për qind të aksioneve për 3 vitet e ardhshme dhe më pas të negociojnë sërish. Palët janë ende duke reflektuar dhe nuk ka një vendim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"