EKSKLUZIVE/ Kapiteni Mavraj merr pasaportë greke, ja për çfarë mund t’i shërbejë (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2018 | 23:23

EKSKLUZIVE/ Kapiteni Mavraj merr pasaportë greke, ja për çfarë mund t’i shërbejë (E PLOTË)

Mërgim Mavraj është grek. Zyrtarisht, me letra e kemi fjalën. Ose të paktën këtë ka lënë të kuptohet mbrojtësi i Kombëtares, në ditën që u zgjodh edhe kapiten i Shqipërisë me votat e shokëve të skuadrës. Në një postim në “Instagram”-in e tij, qendërmbrojtësi i përfaqësueses ka publikuar një foto të pasaportës greke dhe madje falënderonte edhe në gjuhën helene “Faleminderit Greqia”. Postimi qëndroi vetëm për pak minuta, sepse me sa duket nuk është pritur edhe aq mirë nga fansat e tij. Fakti që e ka hequr shumë shpejt, e nënkupton këtë, por mundet që të ketë pasur edhe arsye të tjera. Gazeta pyeti vetë futbollistin për këtë çështje, por Mavraj refuzoi të jepte një përgjigje.

Mavraj

Pse i duhet pasaporta?

Mërgim Mavraj ka pasur pasaportë gjermane, por duke qenë se Gjermania nuk e lejon dyshtetësinë, ai vendosi ta sakrifikojë dokumentin dhe të mbajë vetëm pasaportën shqiptare. Poe, pse i duhet pasaporta greke?  Në fakt, nuk ka të bëjë shumë me Greqinë, pasi shqiptarët në Greqi prej vitesh nuk konsiderohen ekstrakomunitarë dhe rrjedhimisht kjo nuk i kushtëzon asgjë profesionalisht.

mavraj

Por mund t’i duhet pasaporta greke nëse një ditë vendos të udhëtojë drejt SHBA-së apo Kanadasë, apo nëse në një të ardhme do të transferohej në një kampionat europian, aty ku shqiptarët quhen ekstrakomunitarë dhe kjo i pengon shumë për të siguruar kontratën që dëshiron.

mavraj

Mavraj nuk është i pari dhe as i vetmi yll i Kombëtares që merr pasaportën e një vendi tjetër. Pak muaj më parë ka aplikuar edhe Armando Sadiku për t’u pajisur me pasaportë bullgare. Arsyeja mbetet e njëjtë: kështu nuk konsiderohet ekstrakomunitar në Spanjë, Itali, Zvicër, apo Gjermani. Kujtojmë që Mavraj ka edhe pasaportë diplomatike, me të cilën shteti shqiptar pajisi gjithë ekipin Kombëtar pas kualifikimit në “Euro 2016”.

mavraj pasaporta greka

JORGIS MEMO

LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"