EKSKLUZIVE/ Jo vetëm Tirana, FIFA bllokon edhe merkaton e dy klubeve të tjera të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2022 | 23:49

EKSKLUZIVE/ Jo vetëm Tirana, FIFA bllokon edhe merkaton e dy klubeve të tjera të Superiores

Superiorja ka 30 për qind të skuadrave me merkato të bllokuar dhe që për momentin nuk mund të regjistrojnë lojtarë. Ky është lajmi më i fundit që “Panorama Sport” zbulon përmes sistemit të FIFA-s. Veç Tiranës, merkato të bllokuar kanë edhe dy skuadra të tjera, Laçi dhe Teuta.

laci teuta

Çështjet e sakta nuk janë zbuluar, gjithsesi, fakti qëndron. Më saktë, sot që flasim janë 30 për qind e skuadrave në Superiore që nuk mund të regjistrojnë lojtarë. Edhe dy skuadrat e tjera kanë probleme me lojtarë të huaj dhe në këtë janar, nëse nuk shlyejnë detyrimet nuk mund të regjistrojnë lojtarë të rinj.

Tri skuadrat me merkato të bllokuar janë konfirmuar edhe nga burime në FSHF, por gjasat janë që edhe ekipe të tjera mund të kenë merkaton e bllokuar.

Një situatë jo e mirë, ndërsa kampionati shqiptar ka dhjetë skuadra në kategorinë elitare të saj.

Veç dy skuadrave të Superiores, ditë më parë është zbuluar se edhe Tirana ka merkato të bllokuar. Agustin Torasa dhe Elton Kale duket se janë bërë shkak për bllokimin e merkatos së lojtarëve të Tiranës ose më saktë regjistrimin e lojtarëve të rinj në janar.

Ky është lajmi më i fundit që ka dalë nga kampi bardheblu dhe zyrat e FSHF-së. Detyrimet ndaj dy lojtarëve kanë bërë që futbollistët të bllokojnë merkaton e bardhebluve në këtë prag janari. Tirana derisa të paguajë ose të bëjë marrëveshje nuk mund të regjistrojë lojtarë të rinj, çka ka paralizuar merkaton.

Për bllokimin e merkatos janë bërë “sebep” dy ish-ët e mesfushës. Dy lojtarët e kontaktuar nga “Panorama Sport” pranuan se ende nuk kanë folur me avokatët e tyre, ndërsa zgjidhja është pagesa. 106 mijë euro është detyrimi gjyqësor që ka Tirana ndaj dy lojtarëve, Agustin Torasa dhe Elton Kale, të cilët qëndruan dy sezone te bardheblutë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"