EKSKLUZIVE/ Ish-kapiteni i projektuar si “koka” e merkatos, do ketë dorë të lirë. Flamurtari i ri e nis me Pollozhanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2024 | 9:19

EKSKLUZIVE/ Ish-kapiteni i projektuar si “koka” e merkatos, do ketë dorë të lirë. Flamurtari i ri e nis me Pollozhanin

Flamurtari projekton Artim Pollozhanin si “kokën” e merkatos së verës. Ish-kapiteni pritet të rikthehet në Vlorë për të marrë një detyrë të rëndësishme në klub. “Panorama Sport”, zbulon ekskluzivisht se ka qenë vetë administratori Sinan Idrizi, ai që i ka propozuar Pollazhanit ofertën.

pollozhani dhe olsi rama

Në tavolinë janë dy opsione. Shqiptari nga Maqedonia e Veriut mund të emërohet drejtor i klubit, ose trajneri i ri. Për momentin, kjo pjesë nuk është vendosur, por i sigurt është fakti se 41-vjeçarit do t’i lihet dorë e lirë. Me pak fjalë, do të jetë ai që do të bëjë merkaton dhe do të ndërtojë skuadrën e re, pas dështimit të arritjes së objektivit madhor Superiore në sezonin e fundit. Rruga e afrimit të Artim Pollozhanit te Flamurtari “u shtrua” disa javë përpara se të përfundonte kampionati. Ai është parë në ndeshjen me Luzin, ku “zëvendësonte” në tribunë Sinan Idrizin përkrah drejtorit të Partizanit, Olsi Rama. Pollozhani shoqëroi skuadrën edhe në ndeshjen e “play off”-it me Apoloninë, që u luajt në Elbasan.

RIKTHIMI DHE HISTORIA – Artim Pollozhani është një njohës i mirë i kampionatit shqiptar. Te vlonjatët ka luajtur si mesfushor në sezonet 2017-2019 dhe njeh mjaft mirë ambientin. Pas largimit nga Vlora, për një sezon luajti te Skënderbeu në Korçë. Ka luajtur edhe në Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe Rusi. Ka eksperiencë në trajnim, teksa mentori i tij ka qenë Ilir Daja në Korçë, por edhe te Partizani dhe Ballkani. Më 5 gusht të vitit 2019, Pollozhanit iu ofrua posti i drejtorit sportiv, në një kohë kur Gerd Haxhiu u emërua trajneri i Flamurtarit.

Por vetëm pak ditë, në 14 gusht të atij viti, si Haxhiu ashtu edhe Pollozhani dhanë dorëheqjen. Në atë kohë, për “Panorama Sport”, administratori Sinan Idrizi do të deklaronte: “Historia është e tillë. Haxhiu dhe Pollozhani nuk donin që pjesë e Flamurtarit të bëhej një lojtar i njohur i Superiores, me të cilin unë kam gjetur marrëveshjen. Ata vendosën një kusht të pa negociueshëm. Kësisoj, unë zgjodha lojtarin dhe njëkohësisht largimin e trajnerit dhe drejtorit. Nuk ka lidhje kjo histori me çështje financash. Ky është vendimi im”.

MEMUSHI – Si emër nuk ka rënë, por që pista është zbehur, kjo është e dukshme. Klubi as ka pohuar qëndrimin e Eqerem Memushit, por as e ka mohuar. Të paktën deri dje nuk është zyrtarizuar asnjë largim, por situata është e dukshme. Mosarritja e objektivit, mund të sjellë ndryshime. Pavarësisht se bilanci i Memushit në krye të Flamurtarit është pozitiv, Superiorja nuk u arrit. Gjithsesi, në Vlorë për momentin janë në kohë reflektimi.

sezone

mbylli Flamurtari larg Kategorisë Superiores. Për herë të fundit vlonjatët kanë milituar në elitën e futbollit në sezonin 2019-2020. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me Flamurtarin në sezonin e ri.

Tre trajnerë

Flamurtari i sezonit 2023-2024 në Kategorinë e parë u drejtua nga tre trajnerë të ndryshëm. Sezoni nisi nën drejtin e Emiljano Çelës, një trajner me moshë të re, por ekipi pati luhatje në drejtimin e tij. Më pas kuqezinjtë kaluan në dorën e trajnerit Dritan Resuli, që nuk mbijetoi shumë dhe vendin ia la Eqerem Memushit, me të cilin vlonjatët “flirtuan” me biletën e Superiores, por nuk ia dolën.

ERMAL SIKA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"