EKSKLUZIVE/ Ish-i i Partizanit, zbulohet përgatitësi i ri atletik i Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2021 | 10:58

EKSKLUZIVE/ Ish-i i Partizanit, zbulohet përgatitësi i ri atletik i Teutës

Jo vetëm trajneri Edi Martini, por nga Teuta largohet edhe një tjetër kampion. “Panorama Sport” zbulon se bëhet fjalë për përgatitësin atletik, Eduard Salillari, i cili nuk do të jetë më pjesë e stafit të “djemve të detit”.

KORRADO SAKONE

Salillari ka qenë në periudha të ndryshme në klubin durrsak, duke pasur edhe pozicione të tjera. Përgatitësi atletik punoi për dy vite e gjysmë si bashkëpunëtor i Martinit, i cili jo më kot e vlerësoi shumë në përshëndetjen që bëri pas largimit.

Gazeta zbulon ekskluzivisht se drejtuesit e Teutës do ta zëvendësojnë largimin e Salillarit me një emër të njohur dhe pikërisht italianin Korrado Sakone.

Ky i fundit ka punuar për disa vite te Partizani, madje edhe në periudhën kur pjesë e të kuqve ka qenë Renato Arapi.

60-vjeçari ka rënë dakord me drejtuesit e kampionëve në fuqi dhe do të nisë menjëherë punën, duke marrë një detyrë shumë të rëndësishme, për t’ia thjeshtësuar gjërat trajnerit të ri. Së fundmi, Sakone ka punuar edhe në Kosovë te skuadra e Gjilanit.

Ndërkohë, do të vazhdojnë të jenë pjesë e stafit blu Bledar Hodo dhe Bledian Rizvani, të cilët prej 3 vitesh mbajnë postet e zv.trajnerit dhe përgatitësit të portierëve.

ST

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"