EKSKLUZIVE/ Hallaçi u largua pas fitores, klubi i Kategorisë së Dytë befason me trajnerin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2024 | 22:52

EKSKLUZIVE/ Hallaçi u largua pas fitores, klubi i Kategorisë së Dytë befason me trajnerin e ri

Iliria vijon t’i bëjë presion Besëlidhjes dhe Valbonës, duke qenë forca e tretë e kampionatit dhe në lojë për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë.

hallaci

Mirëpo, të shtunën dhe të dielën, pavarësisht triumfit 3-1 kundër Murlanit, ka pasur zhvillime shumë të rëndësishme në klubin e Fushë-Krujës. Vetë presidenti i klubit, Nazmi Selmani, ka konfirmuar për “Panorama Sport”, se trajneri Rraman Hallaçi është shkarkuar nga detyra për shkak të mos arritjes së objektivit në katër ndeshjet e fundit.

Në të njëjtën kohë ai konfirmoi në krye të pankinës së Ilirisë një emër të njohur të futbollit shqiptar si Agim Canaj, i cili ka drejtuar më parë Dinamon, Vllazninë, Flamurtarin, Skënderbeun, Besën, Lushnjën etj. 61-vjeçari merr drejtimin e ekipit me synimin për ta ngjitur në Kategorinë e Parë, teksa klubi ka investuar shumë.

ANKESAT – Iliria fitoi me gola të nigerianit Olatunbosun, Gjinajt dhe Stafës kundër Murlanit, por miqtë u ankuan pas ndeshjes. Në faqen zyrtare të klubit shkodran, ndër të tjera citohej: “Askush nuk flet për dhunën, presionin dhe ofendimet kundër lojtarëve tanë. Pas barazimit 1-1 na ndaluan të festonim dhe ndeshja u ndërpre 10 minuta. Pati njerëz që hynë në fushë, ndërsa policët bënin sehir”.GDFJH

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"