EKSKLUZIVE/ Halili “ultimatum” Tiranës, ja çfarë i ka kërkuar presidenti ekipit bardheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2023 | 8:40

EKSKLUZIVE/ Halili “ultimatum” Tiranës, ja çfarë i ka kërkuar presidenti ekipit bardheblu

Presidenti Refik Halili duket se u ka lënë kohë lojtarëve deri në janar që të përmirësojnë performancën e tyre. Pas rezultateve të dobëta dhe krizës që kaloi skuadra, drejtuesi nuk ka qenë i kënaqur nga paraqitja pa përjashtim e ekipit.

tirana

Disa herë në takime ai u ka bërë të ditur se do të presë deri në janar paraqitjen e tyre dhe nëse skuadra do të arrijë objektivin. Më pas do të ndërhyjë.

Burime për “Panorama Sport” në klub bëjnë me dije se Halili po ndjek me kujdes çdo lëvizje të skuadrës dhe lojtarëve, duke u lënë mundësinë të tregojnë veten.

Nga ana tjetër, Ahmataj ka marrë liri të plotë të aktivizojë disa lojtarë të rinj dhe nëse gjërat nuk shkojnë mirë me titullarët, në skenë do të dalin të rinjtë. Tirana në sezonin e shkuar dhe në fund të javës së 12-të ka qenë në krye të renditjes me 22 pikë. Kishte fituar një derbi, kishte golavarazh 19-8.

Në llogaritje, krahasuar me këtë sezon, bardheblutë kanë një gol më pak, por kanë pësuar nëntë gola më shumë. Nënkampionët janë keq në pjesën e poshtme të skuadrës. Madje, janë mbrojtja e gjashtë më e keqe në Superiore me 17 gola të pësuar.

Në sulm kanë shënuar 18 gola, por kanë humbur magjinë e të qenit skuadra që tund më shumë rrjetën. Golavarazhi këtë sezon është +1, ndërsa vjet +11.

Bardheblutë këtë sezon kanë afruar 7 lojtarë me peshë, por ende nuk ka dalë skuadra që pritej nga të gjithë. Kujtojmë që bardheblutë këtë vit ndryshuan skuadrën rrënjësisht, duke ndërtuar nga e para çdo repart në fushë.

IKJET – Tirana nga ana e saj ka çmontuar gjithë stafin drejtues. U largua trajneri Orges Shehi me ndihmësit e tij Sebino Plaku dhe Artan Karapici, përgatitësi atletik Kosta Jani dhe në fund drejtori teknik Tefik Osmani. Të gjithë këta ishin shtylla e skuadrës së sezoneve të fundit dhe nga grupi i mëparshëm ka mbetur vetëm trajneri i portierëve, Alfred Osmani.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"