EKSKLUZIVE/ Gjyqi me rumunët, Besëlidhja fiton 48 mijë euro nga Kamara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 8:20

EKSKLUZIVE/ Gjyqi me rumunët, Besëlidhja fiton 48 mijë euro nga Kamara

Besëlidhja ia del të fitojë me klubin rumun FC Botosani për lojtarin afrikan, Sekou Kamara. “Panorama Sport” zbulon se klubi lezhjan ka kërkuar nga rumunët 49,397.26 euro për taksën e formimit.

kama

Çështja nuk është zgjidhur mes klubeve dhe në këto kushte Besëlidhja çoi rumunët në FIFA. Pas gjyqit FIFA vendosi që klubi i Botosanit duhet të paguante një shumë të caktuar për klubin shqiptar, i cili doli fitues në procesin gjyqësor.

Sipas vendimit: përgjegjësi FC Botosani duhet të paguajë 47589 euro për periudhën e formimit. Po kështu, skuadra rumune duhet të paguajë interesat prej 5% në vit prej 27 nëntorit 2020. Një arritje për klubin e Kategorisë së Parë, që merr një shumë të madhe parash për Kamaranë.

5

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"