EKSKLUZIVE/ Flamurtari gjen pasuesin e Emiljano Çelës, vlonjatët kthejnë në drejtim një ish-trajner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2023 | 23:58

EKSKLUZIVE/ Flamurtari gjen pasuesin e Emiljano Çelës, vlonjatët kthejnë në drejtim një ish-trajner

“Panorama Sport” ka arritur të mësojë se Dritan Resuli do të jetë trajneri i ri i Flamurtarit.  Pas largimit të trajnerit Emiljano Çela, për mungesë rezultatesh, drejtuesit vlonjat kanë menduar që kullën drejtuese të skuadrës të ia japin një ish-trajneri, pikërisht vlonjatit Dritan Resuli, i cili e njeh mirë ambienti.

DRITAN RESULI

Trajneri Resuli do të prezantohet nesër nga klubi dh mbetet për të parë se cili do të jetë misioni që drejtuesit do i ngarkojnë “timonierit” të ri, duke ditur se distanca me kreun për të siguruar biletën direkte për Superiore është e konsiderueshme.

ERMAL SIKA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"