EKSKLUZIVE/ FIFA nuk toleron, Tiranës i bllokohet sërish merkatoja. Ish-mbrojtësi pret të marrë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2024 | 9:50

EKSKLUZIVE/ FIFA nuk toleron, Tiranës i bllokohet sërish merkatoja. Ish-mbrojtësi pret të marrë…

Telash tjetër për Tiranën në prag të rindërtimit të skuadrës për sezonin e ri futbollistik. Edhe pse bardheblutë kishin pastruar pothuajse të gjitha bllokimet në FIFA dhe u kishte mbetur vetëm një çështje, “Panorama Sport” zbulon se më 13 maj 2024 klubi ka marrë një tjetër goditje.

Toshevski-Kristijan-696x395

Bëhet fjalë për një lojtar, i cili ka fituar çështjen në FIFA dhe tani kërkon pagesat. Ai është mbrojtësi maqedonas, Kristjan Toshevski, që ka fituar 12 mijë euro. Toshevski është nga ata që nuk janë pjesë e skuadrës. Një problem për klubin, që tani duhet të bëjë patjetër pagesën ndaj maqedonasit në mënyrë që merkatoja të zhbllokohet. Pak para nisjes së majit, Tirana bëri një sforco të fundit. Ajo pagoi të gjitha detyrimet që kishte në organet tatimore rreth 400 milionë lekë. Drejtuesit e klubit kanë paguar detyrimet ndaj Zhozelin Behiratçes, Edon Hasanit, Asion Dajës dhe Besir Isenit. Të gjithë këta lojtarë kishin bllokuar bardheblutë ose në FIFA ose kishin fituar gjyqet në DHKZK të FSHF-së.

Tirana ka paguar rreth 51 mijë euro detyrime ndaj ishlojtarëve të saj. Edhe Tim Vairinen dhe shuma 126 mijë euro është pothuajse e paguar. Gjithsesi, ka të tjerë lojtarë që duhet të marrin paratë dhe në FIFA rezultojnë dy. Deri tani 1 milion 530 mijë euro ka fituar ekipi i Tiranës nga shitja e lojtarëve. Hasani u shit për 300 mijë euro. Doka 100 mijë, Kaina 80 mijë euro, ndërsa Qefalija 50 mijë euro. Plus 1 milion euro bardheblutë morën nga Ernest Muçi.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"