EKSKLUZIVE/ Dy futbollistë presin letrat, mbrojtësi i Bylisit është opsion për Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2024 | 10:02

EKSKLUZIVE/ Dy futbollistë presin letrat, mbrojtësi i Bylisit është opsion për Dinamon

Dinamo është përfshirë në valën e ndryshimeve pas mbylljes së kampionatit.bylis

Klubi kryeqytetas fillimisht ka mbyllur bashkëpunimin me pjesën e lojtarëve në fund kontrate dhe nuk ishin pak, por 6 të tillë. Konkretisht janë larguar Marku, Behiratçe, Bardhi, Allmuça, Smaçi dhe Danaj. Aktualisht janë drejt “divorcit” me blutë disa lojtarë që janë ende nën kontratë, duke nisur me Lorenco Vilën. Sulmuesi durrsak pritet që të mbyllë bashkëpunimin me Dinamon pas vetëm një sezoni. Në të njëjtën situatë është edhe portieri Bekim Rexhepi, i cili, ndryshe nga Vila, ka qëndruar në stol që pas përfundimit të fazës së parë dhe dëshiron që të shkojë në një skuadër ku mund të aktivizohet rregullisht.

Që të dy këta lojtarët presin të marrin lejen e kalimit nga blutë për të gjetur më pas skuadrën e re. Pak më e komplikuar është çështja e sulmuesit Veton Tusha. Kosovari ka pasur pak minuta te Dinamo dhe pret të qartësojë situatën e tij, por synimi është që të luajë më shumë dhe mund të largohet, me shumë mundësi drejt kampionatit kosovar. Klubi kryeqytetas në këtë rast, sipas burimeve të gazetës, kërkon të mbajë 20% të kartonit të Tushës, por gjithçka do të jetë më e qartë pas takimit mes palëve.

TRUMÇI – Në anën tjetër, klubi blu ka lëvizur edhe në drejtim të përforcimeve, me disa pista të hapura. Sa i takon tregut në vend, “Panorama Sport” zbulon se një nga lojtarët e shënjestruar është Aleksandër Trumçi, mbrojtësi i djathtë i Bylisit të rikthyer në elitë. Pas rinovimit me Meksin, Dinamo synon të “blindojë” linjën e djathtë edhe me 23-vjeçarin shkodran që katër sezonet e fundit është aktivizuar me ballshiotët. Ai ka eksperiencë në Superiore dhe do t’i bënte punë Dinamos. Kujtojmë që kryeqytetasit bënë edhe një vit më parë “pazar” te Bylisi, ku morën mbrojtësin brazilian Lorran dhe sulmuesin Luis Kaçorri. Nuk është Trumçi e vetmja pistë që po ndjekin drejtuesit e “Nëndetëses” nga kampionati ynë. Pas një kontakti të parë me Ardit Deliun e Tiranës, që nuk pati rezultat pozitiv, po shihen edhemesfushorë të tjerë në fund kontrate me klubet e tyre. Bëhet fjalëpër lojtarë që kanë eksperiencëdhe do të plotësonin një repart, ku blutë kanë pasur më shumëvështirësi.

PISTA E HUAJ – Përforcimet e Dinamos do të vijnë edhe nga jashtëShqipërisë. Janë disa pozicione, qëpritet të plotësohen me elementë qëdo të vijnë nga jashtë vendit. Njëportier i dytë, një mbrojtës qendredhe një mesfushor qendre janë nëlistën e klubit kryeqytetas, ndërsadetajet e tjera do të mësohen mekalimin e ditëve.

FATJON RUPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"