EKSKLUZIVE/ Besa ndryshon sërish trajner, Bizhdili i beson ish-sulmuesit kavajas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2024 | 20:00

EKSKLUZIVE/ Besa ndryshon sërish trajner, Bizhdili i beson ish-sulmuesit kavajas

Humbja me Elbasanin në shifrat 5-0 ka tronditur Besën. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se presidenti i kavajasve, Nexhat Bizhdili, ka bërë ndryshime në stafin teknik, duke emëruar trajner Dorjan Bubeqin.

bubeqi

Ky i fundit ka nisur menjëherë punën për të shpëtuar sezonin e Besës, që e nisi me Lorenc Pashjen në krye të pankinës dhe më pas vijoi kosovari Fidaim Haxhiu.

Bubeqi e njeh mirë situatën te verdhezinjtë, ndërsa drejtuesit besojë se me të ne krye, skuadra do të kthehet në rrugën e duhur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"