“Ekipi bëri gabim që s’duhet t’i bënte”, Bejzade e ka me të tijtë: Janë të pafalshme për një…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2024 | 19:37

“Ekipi bëri gabim që s’duhet t’i bënte”, Bejzade e ka me të tijtë: Janë të pafalshme për një…

Erzeni u mund me rezultatin 3-0 nga Teuta në derbin për mbijetesë. Trajneri i shijakasve, Skerdi Bejzade u duk tepër i zhgënjyer nga skuadra e tij dhe nuk i kurse kritikat.

bandicam 2024-03-02 19-29-53-934

“Ne po na përsëritet si ndeshja me Skënderbeun. Morëm shumë gjëra përsipër. Ekipi u fut nën trysni. Ekipi bëri gabime që s’duhet t’i kishte bërë. Janë të pafalshme te një ekip për mbijetesë, të mos kesh përqendrim. Gabuam dhe u ndëshkuam. Për të ardhur keq.

Problemet janë ato që thamë. Ne e kishim përgatitur si do luante Teuta dhe pikërisht ato gabime bëmë. Edhe kur fitonim topat, nuk arritëm të bënim dy-tre pasime që të dilnim në sulm. Nga ndeshja në ndeshje janë shumë të paparashikueshëm. Që të arrish objektivat duhet të jesh 100% në çdo ndeshje. Me ato nivele që ka skuadra, nuk duhet të binim pre të presionit nga Teuta. Dy gola nga goditjet standarde, edhe goli i tretë që ja falëm vetë. 3-0 bëhet shumë e vështirë.

Ekipi nga loja në lojë bën shumë ndryshime. Me Vllazninë mund të luajmë shumë herë më mirë se sot. Duhet të përmirësohemi, të stabilizohemi, por nuk kemi shumë kohë”, u shpreh Bejzade për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"