Egnatia luan me portier tjetër, dy mungesa për transfertën në Laç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 10:27

Egnatia luan me portier tjetër, dy mungesa për transfertën në Laç

Egnatia do të ketë një grup më të plotë lojtarësh për ndeshjen e së shtunës në Laç, por ka sërish mungesa.

egnatia

Për trajnerin Edlir Tetova rikthehen në dispozicion tre lojtarë të rëndësishëm, siç janë sulmuesi Mario Gjata dhe mbrojtësit Arbenit Xhemajli dhe Fransua Dylis. Dy të parët kanë kaluar dëmtimet, ndërsa Dylis ka shlyer pezullimin nga kartonët.

Mungesat për transfertën e Laçit janë Sebastjan Spahiu dhe Alen Sherri, të skualifikuar për këtë javë. Spahiu është dënuar me 3 ndeshje pezullim nga Komisioni i Disiplinës pas ndeshjes me Erzenin, ku u ndëshkua me karton të kuq. Ai do të humbasë edhe ndeshjen me Vllazninë një javë më pas.

Portieri Sherri ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe vendin e tij kundër Laçit pritet ta marrë Ilir Dabjani, kavajasi që këtë sezon ka luajtur vetëm një ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"