Egnatia karikohet para finales, pret 1500 tifozë në stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2024 | 17:40

Egnatia karikohet para finales, pret 1500 tifozë në stadium

Intensiteti i përgatitjeve tek Egnatia rritet ditë pas dite. Skuadra e drejtuar nga Tetova po i zhvillon seancat stërvitore në stadiumin e qytetit gjatë pasditeve, rreth orës 17:30.

egnatia

Trajneri po provon t’i japë ngarkesën e duhur lojtarëve, pa rrezikuar t’i sprovojë ndjeshëm në aspektin fizik. Ndonëse jemi në limitet e këtij sezoni lojtarët e Egnatias kanë shfaqur një formë të kënaqshme fizike, çka është një sinjal i rëndësishëm para finales.

Seancat stërvitore priten me entuziazëm edhe nga tifozët rrogozhinas, të cilët mundohen të ndjekin përgatitjet e skuadrës në prag të duelit vendimtar kundër Partizanit. Nga burime pranë klubit deri tani interesimi ka qenë i kënaqshëm, ku janë shitur afro 1500 bileta. Klubi pritet të ofrojë edhe transport falas për në Tiranë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"