Egnatia fitoi për herë të parë trofeun e Superiores, ja urimi i presidentit Duka   

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2024 | 23:37

Egnatia fitoi për herë të parë trofeun e Superiores, ja urimi i presidentit Duka   

Egnatia u shpall kampion i Shqipërisë për herë të parë në histori. Rrogozhinasit triumfuan në finalen e madhe të “Final Four” ndaj Partizanit me rezultatin 1-0.  

0e4903ae5dde43a19f4d704bc706c9f3

Sfida u vendos nga një gol i turkut Ibrahimoglu në minutën e 35-të. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i dorëzoi medaljet dhe titullin kampion ekipit rrogozhinas, ndërkohë që nuk ka munguar dhe një urim nga ana e tij. Me një postim në rrjetet sociale, kreu i FSHF-së ka uruar Egnatian duke shkruar:  

Urime Egnatias për titullin e parë në Abissnet Superiore! 

Një ndeshje e bukur dhe e luftuar në “Air Albania”, që protagonistë kishte fituesit e Egnatias dhe Partizanin, që i dha bukuri finales. Përgëzime dy ekipeve për lojën dhe emocionet e dhuruara, si dhe sa më shumë suksese në garat europiane. 

Egnatia, përfaqësuese e një qyteti të vogël, tregoi se me seriozitetin e duhur, me një projekt ambicioz dhe me investime në infrastrukturë, futbollistë e drejtues, mund të triumfojë edhe ndaj ekipeve më traditë në futbollin shqiptar. 

Urime Egnatia, urime Rrogozhinë urime presidenti Demrozi, urime trajneri Tetova dhe çdo futbollist i skuadrës rrogozhinase për këtë sukses! 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"