Për ata që kanë harruar se çka kanë qenë Flamurtari i Vlorës dhe Dinamoja e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2023 | 21:30

Për ata që kanë harruar se çka kanë qenë Flamurtari i Vlorës dhe Dinamoja e Tiranës

NGA BESNIK DIZDARI
Të hënën ndoqa në TV ndeshjen Flamurtari – Dinamo. Dhe m’u kujtua se çka kishte ndodhur dhe se çka po ndodhte më tej në futbollin e Kampionatit Kombëtar të Shqipërisë, atë që sot ka rënë aty ku nuk ka ku shkon më. Nuk u rrejta. U binda se nuk po shihja ndeshjen Flamurtari – Dinamo, por po shihja një ndeshje të kampionatit të Kategorisë së Dytë të Shqipërisë (se e Dytë është pra). Kësisoj, edhe pse emrat ishin po ata: Flamurtari e Dinamo.

flamurtari dinamo

Po shihja një ndeshje, që përveç të tjerave, po shoqërohej edhe me shishe plastike, që gjuanin fushën, për çudi shishe, të cilat vërshonin deri dhe nga tribuna qendrore e stadiumit. Po shihja një ndeshje, që më dilte krejt jashtë kontekstit të historisë, arkivit, kujtesës, traditës. Kishte seriozitet për ta fituar atë nga të dyja skuadrat, vërtet, por vetëm kaq. Shpesh ndeshja binte në një monotoni dhe ndërsa ajo kërkonte të shpërthente, nuk mbërriti më larg se te verdikti i një 11- metërshi të diskutueshëm, i cili përcaktoi fitoren e miqve. E drejtuar prej një tresheje gjyqtarësh, ku dy prej të cilëve ishin nga Tirana…

E ndërsa emrat e skuadrave për ne ishin të famshëm, ndeshja më dukej krejt e vogël. Ishte e Kategorisë së Dytë e Flamurtarit të Vlorës dhe e Dinamos së Tiranës, të cilat i kishin përjashtuar prej Kampionatit Kombëtar thjesht sepse organizatorët tash e 10 vjet duan vetëm 10 skuadra në kampionat. Sikur kampionati ishte i tyri, jo i Shqipërisë. Me sa duket, me dëshirën për të ndjekur stilin e kampionateve të Andorrës, Armenisë, Azerbajxhanit, Estonisë, Ishujve Faroe, Gjeorgjisë, Lituanisë, Moldavisë, Estonisë…

Dhe m’u kujtua Flamurtari i Vlorës deri dhe i Kategorisë së Tretë. Sot në të Dytën, së bashku me Skënderbeun e Korçës, KS Elbasanin e Elbasanit, Besën e Kavajës, Tomorin e Beratit, Luftëtarin e Gjirokastrës, KS Lushnjën e Lushnjës, Apoloninë e Fierit – plot 8. Veçan një kampionat i Shqipërisë, që i mungon i gjithë Jugu i Shqipërisë.

Dhe shkova te Flamurtari i vitit 1991 – Kampion i Shqipërisë 1991, i cili sot në një vështrim tjetër është përmbysur. Dhe është përmbysur keqas. Pati rënë dy shkallë më poshtë, në shkallën e tretë. Tash në të Dytën. Doemos është faji i tij dhe faji i Vlorës. Por më tepër është faji i drejtimit kombëtar të futbollit. Është faji i FSHF-së, e cila me mpakjen që i ka bërë kampionatit në vetëm 10 skuadra – dhe këtë pa asnjë shkak – tash gati një 10-vjeçar i ka flakur të gjithë më tradicionalët e futbollit qytetar.

[ppo[pop[o (1)

Po më pëlqen të fiksoj këtu rekordin e madh të Flamurtarit të Vlorës 1991. Ai është ekipi i vetëm kampion i Shqipërisë në këto 94 vjet (1930- 2023) që ka fituar kampionatin më të gjatë në të gjithë historinë. Kjo, sepse kampionati 1991 ka qenë një kampionat me 39 javë, me tri periudha (faza), një kampionat me plot 14 skuadra. Me 14 skuadra, pra, sistem me të cilin janë luajtur mbi 40 kampionate të Shqipërisë. Më 1974 SK Tirana (asokohe 17 Nëntori) u rendit e 13-ta, por nuk ra nga kategoria. Shkoni te rregullorja e asaj kohe se do të mësoni shumë. Nuk ishte si sot, kur mund ta flakni tej edhe duke u renditur i 8-ti në një Kampionat Kombëtar me vetëm 10 skuadra!…

jjjjjjjjj (1)

Kështu pra: është përjashtuar 70 për qind e hartës së Shqipërisë dhe kërkojmë të gjejmë euforinë me ndeshjen Flamurtari – Dinamo të Kategorisë së Dytë. Ose të nervozohemi me të, të hidhërohemi apo qoftë dhe të gëzohemi me të, pra. Kanë harruar edhe vetë Flamurtari e Dinamo se çka kanë qenë. Ne të tjerët po e po. Por para nesh, kanë harruar asambletë e futbollit, FSHF-ja, shtypi, televizionet, Shqipëria e tërë, qeveria, shteti, vetë jeta e sotme shqiptare. Edhe në këtë fushë të jetës sonë shoqërore, ashtu si në jetën politike shqiptare lulëzon përulja, servilizmi, nënshtrimi. Dhe askush nuk bëzan!…

klkjlkjlkj (1)

Kaq për editorialin. Tani po ia lëmë fjalën arkivit, fragmente të marra prej tij, për të kujtuar përsëri sadopak të vërtetën historike të Flamurtarit të Vlorës dhe Dinamos së Tiranës…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"