Edicioni i fundit me “rënie nga kategoria” në kompeticionet e UEFA-s! Nga viti tjetër, kush eliminohet del direkt jashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2023 | 21:49

Edicioni i fundit me “rënie nga kategoria” në kompeticionet e UEFA-s! Nga viti tjetër, kush eliminohet del direkt jashtë

Sezoni 2023-2024 në kompeticionet e UEFA-s, do të jetë i fundit ku pjesëmarrësit do të mund të kalojnë nga një turne në tjetrin, të paktën sa i përket fazës së grupeve e më tej. Edicioni aktual është i fundit me formulën ekzistuese, pasi nga vitit i ardhshëm të tre turnetë e UEFA-s do të zhvillohen me një format të ti.

champions

Në formatin aktual, skuadrat të cilat eliminoheshin nga grupet në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës, në varësi të renditjes, mund të kalonin në fazën me eliminim direkt një nivel më poshtë. Kjo shkaktoi shpesh kaos dhe pakënaqësi në turnetë që shihnin të vinin nga lart skuadra që bëheshin direkt pretendente për të fituar trofeun.

Nga sezoni 2024-2025, struktura e fazës në grupe do të jetë me nga 32 skuadra në secilin kompeticion dhe ata që renditen në vendin e fundit në grupet përkatëse dalin direkt jashtë turneut. Edhe ata që eliminohen në raundin play-off që është shtuar dhe që do të luhet mes skuadrave që renditen të dytat dhe të tretat në fazën në grupe, do të eliminohen direkt, duke mos vazhduar në turne tjetër, për t’i dhënë fund kështu kalimit nga një kompeticion në tjetrin.

Mbetet të shihet nëse i njëjti rregull do të vlejë edhe për fazën eliminatore të turneve në fjalë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"