“Edhe një vit dhe pastaj…”, Xheorxhina Rodriguez zbulon të ardhmen e Kristiano Ronaldos (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2024 | 23:27

“Edhe një vit dhe pastaj…”, Xheorxhina Rodriguez zbulon të ardhmen e Kristiano Ronaldos (VIDEO)

Xheorxhina Rodríguez e ka çuar modën në një nivel tjetër. Modelja ka parakaluar në Javën e Modës në Paris, me një fustan të paparë më parë.  

-800-0-1709494644xgeorgina-rtonalo-601

Ylli portugez nuk ka udhëtuar në Paris për shkak të angazhimeve me Al Nasr, por Xheorxhina ka folur për të dhe të ardhmen e tij në hapësirat e eventit.  

“Kristiano edhe një vit, pastaj ka mbaruar dhe do t’i thotë lamtumirë futbollit. Ndoshta dy, nuk e di”, – tha Rodriguez duke ndezur shumë diskutime.  


Kristiano Ronaldo nënshkroi një kontratë 2.5-vjeçare me Al Nasr në dhjetor 2022, e cila skadon në verën e vitit 2025. 39-vjeçari do të jetë në Euro në verën e vitit 2024 me kombëtaren e Portugalisë, por ai ka pak shpresa për të luajtur në Kupën e Botës 2026 në SHBA… 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"