“Edhe kjo nuk mbetet pas asaj me Partizanin”, Kapllani flet pas suksesit historik të Erzenit ndaj Tiranës: Nuk e mendoja këtë renditje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2022 | 20:48

“Edhe kjo nuk mbetet pas asaj me Partizanin”, Kapllani flet pas suksesit historik të Erzenit ndaj Tiranës: Nuk e mendoja këtë renditje

Erzeni është padyshim surpriza më e madhe e kësaj faze të parë të Kategorinë Superiore, pasi ka arritur që të mposhtë tre pretendentët për titull si Vllaznia, Partizani dhe Tirana, duke e mbyllur fazën në vendin e dytë. Një renditje që ka çuditur edhe trajnerin Xhevahir Kapllani, siç pranoi ai pas fitores së parë historike ndaj Tiranës të shijakasve.

kapllani

“Mendoj se vinim nga tre ndeshje jo pozitive mund të thuash, pas humbjes në Ballsh, barazimit të merituar me Egnatian dhe një humbje me ekipin e Kukësit që siç është përfolur, kemi dominuar edhe pse rezultati foli ndryshe. Ndërsa ndaj Tiranës, që për mua është ekipi kampion në Shqipëri dhe më i kuotuari për t’i shkuar deri në fund gjërave në kampionat e ne jemi për një objektiv tjetër shumë madhor si mbijetesa në Superiore, edhe modulin e ndryshuam pak duke parë rrezikshmërinë e Tiranës në fazën ofensive, sidomos me goleadorin Xhixha. Menduam të ndryshonim pak që ta kishim nën kontroll duke futur edhe Enk nga e djathta për ta dubluar.

Çdo fitore ka shijen e vet, ajo e Partizanit ishte shumë, shumë, shumë e madhe por edhe kjo nuk mbetet mbrapa se ishte përmbyllja e fazës dhe kishim shumë, shumë, shumë nevojë për këto tre pikë. Edhe me pak fat. Sot ndjehemi shumë të lumtur dhe të shohim përpara.

A e mendoja këtë renditje? Jo, të jem i sinqertë them jo. Por mendoja që fillimin e sezonit e kërkoja nga vetja dhe ekipi, dhe ekipi më është përgjigjur gati 100%, që ndeshjet e para merren pikët dhe gradualisht kampionati pastaj hyn në rrjedhën e vet dhe çdo gjë bëhet më e vështirë rrugës.

Meqë është mbyllja e fazës së parë i dërgoj një falënderim të madh lojtarëve. Edhe një falënderim të madh tifozëve të zjarrtë te Erzenit që na kanë përkrahur në çdo moment, edhe kur kemi qenë me oshilacione na kanë qëndruar pranë dhe na kanë mbështetur maksimalisht. Një falënderim për familjet tona që vuajnë nga shtëpia duke ndjekur ndeshjen me ankth ta madh”, theksoi për “Oversport” Kapllani pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"