Edhe Bitri njëlloj si Skuka në skuadrën e re, por nuk përfundon në tribunë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2023 | 21:58

Edhe Bitri njëlloj si Skuka në skuadrën e re, por nuk përfundon në tribunë

Eneo Bitri ka qenë një nga largimet e ditëve të fundit nga radhë e Partizanit, për të nisur një etapë të re të karrierës në futbollin çek. Bitri i është bashkuar Banik Ostrava në këtë kampionat dhe synon që të bëhet shumë shpejt protagonist atje.

bitri

Por ashtu si Xhuliano Skuka i cili nuk u aktivizua në ndeshjen e parë të Metz pas transferimit në Francë, edhe Bitri ka parë si spektator skuadrën e tij në ndeshjen e luajtur në transfertë ndaj Zilin, në një duel mes dy skuadrash të cilat përpiqen që të shmangin zonën e play-out për rënien.

Megjithatë, ndryshe nga Skuka, Bitri ishte i grumbulluar dhe në stol për sfidën, teksa sulmuesi e pa atë ndaj Valensien nga tribuna. Si për ironi të fatit, ndeshjet e skuadrave të reja të të dy ish-futbollistëve të Partizanit u mbyllën me rezultatin e njëjtë 1-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"