Ecuria fantastike e Lautaro Martinez, “demi” i Interit është vetëm 1 gol larg rekordit të Militos dhe Vierit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2023 | 22:51

Ecuria fantastike e Lautaro Martinez, “demi” i Interit është vetëm 1 gol larg rekordit të Militos dhe Vierit

Lautaro Martinez po kalon një moment të artë te Interi. “Demi” argjentinas, shënoi golin e barazimit në duelin ndaj Juventusit, teksa ky ishte goli i 27-të për kapitenin zikaltër në Serinë A në 2023-in.  

inter 1-1

Vetëm dy lojtarë të Interit kanë shënuar më shumë gola në një vit kalendarik në Serinë A që nga vitit 2000. Bëhet fjalë për Diego Militon i cili shënoi 28 gola në vitit 2012 dhe Kristian Vieri që shënoi 28 gola me fanellën zikaltër në vitin 2001.  

Tashmë Lautaro është vetëm 1 gol larg rekordit të Militos dhe Vierit. Gjasat janë të mëdha që Martinez ta thyejë këtë rekord në duelet në vijim.  


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"