Ecuria e dobët e Milanit, Maldini dhe trajneri nën akuzë nga “RedBird”. Ja kush rrezikon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2023 | 9:20

Ecuria e dobët e Milanit, Maldini dhe trajneri nën akuzë nga “RedBird”. Ja kush rrezikon

Edicioni i djeshëm i “La Gazzetta dello Sport” flet për Milanin dhe në mënyrë të veçantë për të ardhmen e Paolo Maldinit të Stefano Piolit. Kuqezinjtë vijojnë të jenë në garë të plotë për Ligën e Kampioneve, teksa në Serinë A zënë vendin e katërt të ndjekur nga Roma dhe Atalanta, përkatësisht një dhe tri pikë larg.

pioli maldini

Shumë pak, pasi bilancet e vitit 2023 të “djallit”, të paktën deri më tani, janë negative. Skuadra e Piolit ka fituar vetëm një pikë në tri ndeshjet e fundit kundër Fiorentinës, Salernitanës dhe Udinezes, edhe pse në mes ishte barazimi emocionues në Londër kundër Totenhemit që i lejoi kuqezinjtë të arrinin në çerekfinalet e Champions-it.

Deri më tani Pioli është nën akuzë, por edhe Maldini, i cili me afrimet e verës së kaluar nuk arriti t’i jepte ekipit shtysën e nevojshme për të konkurruar rishtazi për titullin.

Dy “të pandehur” që do të përballen me bilancet e klubit në fund të sezonit dhe surprizat nuk janë të përjashtuara apriori.

URDHËR NGA PRONARI – Pavarësisht të gjithave, kjo rrugë mund të mos i kënaqë pronarët dhe në veçanti Xherri Kardinalen, i cili vetëm pak ditë më parë në “MIT” foli për vazhdimësi.

“Detyra jonë është një përfitimi nga ky investim. Ajo që mund të kontrollojmë është qëndrueshmëria, e cila do të zvogëlonte problemet në performancë dhe ecurinë.

Ideja e një investitori është të punojë në mënyrë konstante”, tha numri një i “RedBird”. Pas ndalesës së kombëtareve, Milani do të duhet të kthehet të bëjë kthesën në prill, pavarësisht se thuajse gjithmonë do të duhet të përballet me Napolin dhe më pas me Romën për një përballje dramatike me një rival me të cilin duelon për kualifikim në Champions.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"