E trishtë në Sarandë, shuhet pas një sulmi kardiak trajneri i Butrintit!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2023 | 13:46

E trishtë në Sarandë, shuhet pas një sulmi kardiak trajneri i Butrintit!

Lajm i hidhur në mëngjesin e sotëm nga Saranda, shuhet në moshën 58-vjeçare pas një ataku kardiak trajneri i Butrintit, Odisea Çipa.

Odisea Cipa

Mësohet se sot duke u gdhirë i ndjeri pati shqetësim dhe më pas nuk mundi të përballojë sulmin në zemër.

Edhe në ndeshjen e së dielës mes Butrintit dhe Memaliajt, i ndjeri u transportua me autoambulancë drejt spitalit të Sarandës.

Në momentet më të vështira të Butrintit, Çipa ishte afër ekipit si trajner dhe mbylli sytë mëngjesin e sotëm, duke tronditur qytetin bregdetar.

Gazeta “Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Çipa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"