E treta e vërteta! Ronaldo “Fenomeni” djeg shaminë e beqarit, dalin fotot nga ceremonia martesore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2023 | 20:42

E treta e vërteta! Ronaldo “Fenomeni” djeg shaminë e beqarit, dalin fotot nga ceremonia martesore

Ronaldo Luis Nazario de Lima është martuar për herë të tretë.bfggh

Ish-ylli i futbollit ka lidhur kurorë me Celinën. Çifti, që është bashkë që prej vitit 2015, i kanë thënë “po”-në njëri-tjetrit në një kishë në qendër të Ibizas. Fotot dhe videot e para u shfaqën në rrjetet sociale, duke i treguar ata të buzëqeshur pas ceremonisë: “Sot i kemi bashkuar familjet tona për një festë intime fetare. Le të fillojmë një javë festimesh”, deklarojnë të dy në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale.

Ronaldo vendosi t’i betohet për dashuri të pastër modeles, pavarësisht se diferenca në moshë është e dukshme. Futbollisti në fakt është 47 vjeç, ndërsa Celina Locks 33, me pak fjalë katërmbëdhjetë vjet diferencë, që megjithatë duket se nuk ka rëndësi. Pas Milene Domingues dhe Daniella Cicarelli, hera e tretë duket se është e duhura për Ronaldon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"