E thonë shifrat/ Ters për të kuqtë e Partizanit, Skënderbeu i vetmi që s’është “dorëzuar”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2024 | 21:32

E thonë shifrat/ Ters për të kuqtë e Partizanit, Skënderbeu i vetmi që s’është “dorëzuar”

Skuadra e vetme që Partizani nuk ka arritur ta mposhtë ende në këtë sezon, është Skënderbeu. Korçarët, që në këtë sezon kanë arritur të formojnë një skuadër mjaft simpatike, kanë arritur t’i marrin të kuqve plot 4 pikë në dy betejat e para të këtij sezoni.

WhatsApp-Image-2023-10-01-at-17.52.40-1

Në sfidën e parë në Korçë skuadra e Ivan Gvozdenoviç fitoi me shifrat 1-0 me një penallti të shndërruar në gol nga Ermir Rashica.

Në kthim, Skënderbeu arriti të marrë një barazim me shifrat 1-1. Juri shënoi i pari në të 42-ën, teksa me të nisur pjesa e dytë të kuqtë barazuan me Kristian Mba.

Partizani këtë herë shkon në Korçë me Orges Shehin në krye, një trajner, që në Korçë ka kaluar vitet më të arta të karrierës si futbollist. Durrsaku do të duhet të thyejë “tersin” e sezonit me mungesa të rëndësishme në sulm dhe jo vetëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"