E thonë numrat, Juventusi do të kishte bërë një gafë me Lukakun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 16:22

E thonë numrat, Juventusi do të kishte bërë një gafë me Lukakun

Vera e kaluar ishte një çmenduri për Dushan Vlahoviçin, i cili duhej se shtyhej me ngulm nga Juventusi për të lënë Torinon, duke parë se nga ana tjetër, Çelsi ishte gati që të ofronte 80 milionë euro. Te Juventusi ishte dikush që mendonte se duke shitur Vlahoviçin dhe duke afruar Romelu Lukakun në “Allianz Stadium”, bardhezinjtë do të mbushnin jo vetëm arkat, por do të kishin të njëjtin rendiment në fushë.

vlahovic lukaku

Dhe po, ndoshta pas akordit paraprak me Çelsin për shkëmbimin Vlahoviç-Lukaku, që do të sillte në Torino edhe 40 milionë euro, në aspektin financiar mund të dukej një goditje e zgjuar, por duke parë sesi kanë shkuar gjërat deri në këtë pjesë të sezonit, tashmë te “Zonja e Vjetër” falënderojnë fatin dhe mbi të gjitha sulmuesin serb që këmbënguli të qëndrojë në Torino, pasi numrat i japin të drejtë vetëm ballkanasit. Dhe numrat nisnin pikësëpari nga mosha e të dy sulmuesve, duke qenë se Juventusi mund të kishte bërë çmendurinë e të larguarit një 24-vjeçar në vend të një 30-vjeçari…

Për të mos folur pastaj për numrat e fushës: 15 gola dhe 4 asiste për Dushan Vlahoviçin dhe vetëm 9 gola dhe 2 asiste për Romelu Lukakun. Në të njëjtën kohë, serbi ka luajtur shumë më pak sesa belgu në fushën e lojës, por përqindjen realizuese e ka shumë herë më të madhe sesa ai.

sadsadasdasdasdasd

E thënë më qartë dhe më konkretisht, sulmuesi i Juventusit realizon një gol mesatarisht çdo 106 minuta lojë, ndërsa sulmuesi i mbetur në tentativë për t’u veshur bardhezi, edhe pas tradhtisë së Interit, dërgon një top në rrjetë çdo 209 minuta lojë. Kështu që në radhët e bardhezinjve, ai që mendonte se mund të kishte bërë një “pazar” të mirë duke larguar Dushanin në vend të Romelut, bën mirë që t’i kërkojë një falje të madhe Vlahoviçit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"