“E shoh si problem pjesën e shënimit të golave”, Cungu pas disfatës në Kukës: As koha nuk është në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2024 | 16:44

“E shoh si problem pjesën e shënimit të golave”, Cungu pas disfatës në Kukës: As koha nuk është në…

Laçi u mposht në transfertë me Kukësin në sfidën e javës së 27-të të Superiores. Trajneri i kurbinasve, Armando Cungu, u shpreh i zhgënjyer nga ky rezultat dhe se shqetësohet për situatën e golave të pakët që po kalon skuadra.

cungu

“Duke pasur parasysh se kishim nevojë për këto pikë, për të dalë nga një situatë që kishim kohë pa fitore. Edhe kundërshtari vinte nga një moral i lartë. Edhe matematikisht ishte ndeshja e fundit për këtë ekip për të provuar që të rrinte në Superiore. Edhe kundërshtari luajti shumë fort. Edhe episodet sollën  këtë rezultat. Nëse nuk shënon, nuk mund të fitosh një ndeshje. Disekuilibri në një goditje standarde, e pakuptimtë të them të drejtën. Fut brenda edhe terrenin, era e madhe. Nuk mund të them që ekipi nuk u përpoq. Patëm edhe mundësi për të shënuar, por e shoh si problem edhe shënimin e golave. Ka shumë pak kontribut për të nxjerrë golin.

Besoj se është shumë e qartë. Po të shohim çfarë kanë bërë sulmuesit dhe mesfushorët, janë shumë pak gola, është një situatë që do kohën e vetë. Nuk mund të bëhen gjërat për një ditë ose një javë. As koha nuk është në dispozicionin tonë. Ka shumë gjëra që duhet t’i rregullojmë dhe ndoshta një fitore do na sillte qetësinë për lojtarët.

Unë Laçin e kam ndjekur gjatë gjithë sezonit për shumë arsye. Kjo është hera e tretë që kthehem. Kam parë ndeshje të mira të këtij ekipi. Duke iu referuar nga ndeshja e parë te e dyta, ishte një ndeshje pozitive për Ujkën. Kordeiro ka një shpirt gare që i duhet Laçit. Pa dëshirë, pa luftë sportive nuk mund të shkohet askund. Ky është një tjetër penalizim. Gjendja optimale e Sobouejll po na penalizon shumë. Nuk është e thënë që duhet sulmuesi dhe të presim çdo gjë nga ai. Duhet të presim nga të gjithë. Kështu që është një situatë komplekse që duhet ta ndryshojmë. Kur nuk e shënon një gol rri gjithë ndeshjen nën tension”, tha Cungu për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"