E promovon edhe Taulant Xhaka, portieri i Luftëtarit transferohet te kuqezinjtë e… Flamurtarit 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2023 | 22:36

E promovon edhe Taulant Xhaka, portieri i Luftëtarit transferohet te kuqezinjtë e… Flamurtarit 

Portieri 23-vjeçar, Fatos Sinani, i cili sezonin e fundit u aktivizua te skuadra e AF Luftëtarit në Kategorinë e Dytë, është rikthyer në Kosovë, teksa do të vijojë karrierën te kuqezinjtë e Flamurtarit të Prishtinës.  

Sinani Luftetari

Këtë transferim e ka promovuar edhe mesfushori Taulant Xhaka, që ka postuar në “Story” një fotot gjatë prezantimit të Sinanit te Flamurtari, dike i uruar suksese gardianit 23-vjeçar. 

xHAKA

Vlen të theksohet se portieri, ka qenë pjesë edhe e Përfaqësueses U-19 të Kosovës, ndërsa është formuar si portier te klubi më i madh “dardan”, FC Prishtina. Sinani kërkon të rikthehet si protagonist te Flamurtari i Prishtinës, ku është aktivizuar edhe gjatë sezonit 2021-2022.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"