“E pret një karrierë e madhe”, agjenti italian i thur elozhe Mitajt: Ndër më fortët e brezit të tij, në verë do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 23:26

“E pret një karrierë e madhe”, agjenti italian i thur elozhe Mitajt: Ndër më fortët e brezit të tij, në verë do të…

Mario Mitaj arriti të shndërrohej në një nga futbollistët më të rëndësishëm të Kombëtares shqiptare, falë paraqitjeve mbreslënëse me fanellën kuqezi. Mbrojtësi 20-vjeçar aktualisht është pjesë e Lokomotivës së Moskës në Rusi, teksa gjasat janë të mëdha që ai të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij.  

mitaj dhe agjenti

Në lidhje me situatën e shqiptar ka folur edhe agjenti italian, Silvio Paliari, i cili zbuloi në një prononcim për “TMW” se Mitaj është një nga futbollistët më të fortë të brezit të tij. 

“Mario është mirë, marrëdhëniet me klubin janë të mira dhe ne mund të bisedojmë qetësisht me drejtuesit e Lokomotivës. E presim në Euro 2024, ku do të përballet me Italinë. 

Kishte shumë interesime në merkaton e janarit për Mitajn, disa klube e kërkuan, por Lokomotiva nuk donte ta linte të largohej. Por, unë jam i sigurt se gjatë verës do të jetë një personazh merkatoje dhe do të ketë një karrierë të madhe.  

Lokomotiva pagoi 3.5 mln euro për të. Rusët u treguan largpamës. 

Dua të falënderoj edhe Silvinjon, trajnerin e Kombëtares shqiptare, i cili e ka aktivizuar gjithmonë titullar. Mario është një nga lojtarët më të fortë të vitlindjes 2003. 

Për Shqipërinë është një lloj derbi, ata janë të dashuruar me Italinë. Ka një ndjenjë të mrekullueshme mes Italisë dhe Shqipërisë. 

Kombëtarja kuqezi është vërtet e fortë, nuk dolën rastësisht të parët në grup. Broja po e merr veten, Shqipëria nuk shkon për pushime në Gjermani”, u shpreh agjenti i Mitajt.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"