E pret në fushë me Shqipërinë, edhe UEFA feston golin e parë të Brojës pas rikthimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2023 | 23:23

E pret në fushë me Shqipërinë, edhe UEFA feston golin e parë të Brojës pas rikthimit

Armando Broja ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Çelsit që pas rikthimit nga dëmtimi dhe tashmë të gjithë presin që ta shohin atë jo vetëm me ngjyrat blu të londinezëve, por edhe me atë kuqezi të Kombëtares shqiptare.

broja 2

Shqipëria luan ndaj Çekisë një ndeshje shumë të rëndësishme në javën e ardhshme dhe tashmë të gjithë presin që Broja të jetë mes protagonistëve në këtë sfidë, pasi tregoi se është gati për të përballuar të paktën një pjesë loje në nivelet më të larta. Goli i tij për më tepër, ka shtuar entuziazmin rreth kthimit të sulmuesit i cili shihet si një emër i cili do të bëjë shumë rrugë në arenën ndërkombëtare. Këtu përfshihet me sa duket edhe UEFA.

Në profilin zyrtar në Twitter për Euro 2024, është shfaqur sot një postim që i kushtohet pikërisht sulmuesit shqiptar. “Armando Broja me një gol në ndeshjen e tij të parë si titullar që nga nëntori 2022”, shkruhej në profilin zyrtar të Euro 2024, që nuk bën shpesh të tillë për lojtarë të veçantë në aktivitet me klubet përkatëse.

Një mesazh i qartë se sa pritet prej sulmuesit shqiptar, si dhe dëshira për ta parë atë përsëri në veprim me fanellën kuqezi, në rrugën drejt EURO 2024.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"