E pazakontë nga India/ Rivalët u tërhoqën për të shmangur testin anti-doping, atleti që garoi i vetëm del pozitiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2023 | 18:10

E pazakontë nga India/ Rivalët u tërhoqën për të shmangur testin anti-doping, atleti që garoi i vetëm del pozitiv

Një ngjarje e pazakontë vjen nga atletika indiane, më konkretisht nga gara e 100 metrave në Nju Delhi. Lalit Kumar, pjesëmarrësi i vetëm në garë, i cili rrëmbeu edhe medaljen e kampionit ka rezultuar pozitiv me doping. Atleti kishte mbetur i vetëm në garë, pasi shtatë finalistët e tjerë ishin larguar, duke u tërhequr menjëherë nga konkurrimi, pasi kishin parë mbërritjen e zyrtarët Kombëtarë të Anti-Doping (NADA).

indi

Kumar doli pozitiv për metabolitin anabolik steroid drostanolone, substancë e përdorur shpesh në bodybuilding, për të rritur forcën dhe për të reduktuar yndyrën. Atleti u informua në lidhje me gjetjet analitike të pafavorshme përmes postës elektronike nga zyrtarët e NADA-s në tetor. Raporti thotë se testi është kryer më 26 shtator, pikërisht ditën e finales së 100 metrave. Atleti indian ka mohuar të ketë marrë ndonjë substancë për rritjen e performancës dhe beson se ai është inkuadruar.

“Po të kisha marrë ndonjë drogë për rritjen e performancës, do të kisha ikur si të tjerët. Unë kurrë nuk kam marrë ndonjë doping. Mendoj se disa trajnerë janë të përfshirë në inkuadrimin tim pozitiv”, ishte komenti i atletit pas daljes pozitiv me doping. Gjithsesi ai tha se nuk do të bënte një apel në NADA për të testuar mostrën e tij B pasi nuk kishte para për tarifën e testimit. “Shkova në zyrën e NADA-s dhe më thanë se duhet të paguaj 16,500 Rs (rreth 184 euro) që mostra ime B të testohet. Karriera ime është shkatërruar ende pa filluar. Për të apeluar, më duhet të gjej një lloj prove dhe nuk kam asnjë për momentin. Mora suplemente proteinike dhe ndoshta ishin të kontaminuara…”, shtoi atleti.

Kërcënimi i dopingut ka pllakosur atletikën indiane për një kohë të gjatë, veçanërisht në nivelin e të rinjve, ku testimi dhe monitorimi nuk kanë qenë aq të rrepta. Kampioni në fuqi olimpik dhe botëror në hedhjen e shtizës, Neeraj Chopra shprehu gjithashtu shqetësimin për situatën me përdorimin e dopingut nga sportistët në vendin e tij: “Ne e dimë se kemi kapacitet dhe mund të bëjmë mirë pa doping. Jini të arsyeshëm, jepini kohë dhe mos ndiqni rezultate të shpejta. Ndoshta, fëmijët nuk marrin mbështetje financiare nga familjet e tyre dhe mendojnë se kanë nevojë për rezultate të menjëhershme.

Por unë do t’i bëj thirrje familjeve të qëndrojnë të durueshëm. Shumë prej tyre kanë aftësi, por dopingu i ndalon të bëjnë mirë. Dieta natyrale, trajnimi, teknika dhe rikuperimi i duhur, nëse fokusohen në këto, mund të çojë në medalje për Indinë. Paratë do të vijnë automatikisht, nëse konkurroni në një nivel të lartë”, deklaroi Chopra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"