E papritura në Kategorinë e Parë, një skuadër nuk u paraqit në ndeshjen e fundit të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2023 | 18:12

E papritura në Kategorinë e Parë, një skuadër nuk u paraqit në ndeshjen e fundit të sezonit

Kategoria e Parë ika luajtur sot javën e 26-të që i ka dhënë fund sezonit të rregullt. Një sezon i cili u mbyll me një skuadër më pak, pasi Tërbuni u përjashtua pa përfunduar gara, por edhe me një ndeje që nuk u luajt pasi një skuadër vendosi ta braktiste sfidën e kësaj jave.

korabi

Ekipi i Besëlidhjes do të luante sot përballë Korabit në Dibër. Por lezhjanët të cilit kishin prerë prej javësh biletën për Kategorinë e Dytë, duket se kanë menduar se nuk ia vlente që të bënin udhëtimin e kotë për këtë sfidë dhe kanë vendosur që të braktisin ndeshjen e fundit të kësaj jave.

Kështu, në fushë ka dalë vetëm skuadra e Korabit, e cila ka pritur minutazhin e caktuar sipas rregullores dhe më pas është vendosur mbyllja e ndeshjes nga gjyqtarët duke dekretuar mosparaqitjen e lezhjanëve. Tashmë pritet vetëm vendimi i Komisionit të Disiplinës i cili do të caktojë fitoren në tavolinë të dibranëve që mund të mendojnë qetësisht për sfidën e play-off për ngjitjen në Superiore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"