E ndjekin klubet e Serisë B, Peskara nis kontaktet me Atalantën për mesfushorin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2023 | 22:47

E ndjekin klubet e Serisë B, Peskara nis kontaktet me Atalantën për mesfushorin shqiptar

Klubi i Peskarës është i përfshirë në luftën për ngjitjen në Serinë B, pasi po merr pjesë në play-off të Serisë C. Por ndërkohë mendon për të ardhmen dhe ajo fillon me blindimin e lojtarëve më të mirë të këtij sezoni. Një prej tyre është edhe mesfushori shqiptar Erdis Kraja.

erdis kraja

Futbollisti është kthyer në një pikë fikse të lojës së skuadrës së drejtuar nga Zdenek Zeman dhe tashmë në klub po mendojnë që ta blejnë përfundimisht nga Atalanta. Lojtari është huazuar nga bergamaskët, nga akademia e të cilëve ka dalë, deri në fund të këtij edicioni dhe Peskara kërkon në “po” të paktën edhe për edicionin e ardhshëm.

Media italiane raportojnë se për të janë interesuar edhe klube të tjera të Serisë B dhe kjo ka shtyrë klubin e tij aktual që të nisë që tani kontaktet me Atalantën, për të siguruar një marrëveshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"