E nderoi i biri me golin në minutën e 95-të, Ardjan Abazaj: Shpresoj mos na marrin… mësysh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2022 | 23:24

E nderoi i biri me golin në minutën e 95-të, Ardjan Abazaj: Shpresoj mos na marrin… mësysh

Ardjan Abazaj e quan të merituar fitoren, ndonëse goli erdhi në shtesë. Trajneri i Pogradecit pas ndeshjes tha:

Abazaj

“E kishim mirëpërgatitur këtë përballje, pasi e dinim që do të hasnim vështirësi. U shpërblyem në fund për gjithçka dhamë në këto 90 minuta, pasi ishim ne që zotëruam 70% të topit dhe patëm rastet më të shumta.

Duhet të rrimë me këmbë në tokë sidoqoftë dhe t’i marrim ndeshjet një nga një, ndoshta dhe me një marsh më të lartë. Me 6 afrimet jam i kënaqur, pasi këta çuna e kanë treguar shpirtin e tyre luftarak dhe për më tepër nuk janë kursyer as në ditët më të ftohta. Kanë sakrifikuar veten e tyre dhe e treguan se sa seriozisht e kishin marrë këtë ndeshje. Shpresoj të mos na marrin dhe mësysh (qesh)”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"