E mbyllën kampionatin me pikë të barabarta me Tiranën, ja pse të kuqtë e Partizanit u shpallën kampionë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2023 | 18:07

E mbyllën kampionatin me pikë të barabarta me Tiranën, ja pse të kuqtë e Partizanit u shpallën kampionë

Ajo që kërkonte të shmangte Tirana në këtë fundsezoni ishte pikërisht barazimi i pikëve me Partizanin, sepse kështu do të digjej në luftën për titullin nëse skuadrat e mbyllnin kampionatin në të njëjtën kuotë.

partz

Dhe kështu ndodhi, 67 pikë secila dhe “demat” janë kampionët e Superiores e për shkak të bilancit më të mirë në ndeshjet direkte ndaj Tiranës këtë kampionat.

Duke u bazuar te rregullorja e klasifikimit dhe pikërisht te kriteri i parë i saj, ku merren parasysh ndeshjet direkte, të kuqtë kanë fituar 2 herë (0-1 dhe 2- 0), ndërsa Tirana vetëm 1 herë (0-2). Derbi i fundit mes tyre është mbyllur në barazim. Ky avantazh në ndeshjet direkte i jep titullin Partizanit.

RENDITJA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"