E mbajti të fshehtë, Jasir Asani publikon foto me të dashurën! Ja kush është bukuroshja që i ka ‘rrëmbyer’ zemrën sulmuesit të Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 18:41

E mbajti të fshehtë, Jasir Asani publikon foto me të dashurën! Ja kush është bukuroshja që i ka ‘rrëmbyer’ zemrën sulmuesit të Kombëtares

Jasir Asani është një nga futbollistët e Kombëtares Shqiptare më të përfolur. Pak kohë më parë, sulmuesi anësor pranoi se ishte i dashuruar dhe se e dashura e tij ishte shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

Jasir-Asani-goli-kombetarja0festimi-tifozet-atmosfera-Air-Albania-4-fitorjaCekia

Në nëntor te viti të kaluar, ai postoi një foto me partneren e tij, por nuk i zbuloi fytyrën.

 

Ndërsa sot, përmes një postimi në instastory Asani ka publikuar një foto së bashku me të dashurën e tij, teksa postimin e shoqëron me një emoji zemre.

Kujtojmë që futbollisti në një intervistë të dhënë më parë ka treguar se partnerja e tij është shqiptare dhe dëshiron të krijojë një familje të madhe.

Por theksoi se i ka kërkuar vajzës që i ka rrëmbyer zemrën të presë edhe pak, pasi dëshiron të fokusohet tek karriera e tij.

Partnerja e Jasirit është një shqiptare e Maqedonisë së Veriut pak vite më e vogël se futbollisti. Çifti kalojnë shumë kohë së bashku, duke e bërë këtë lidhje të rëndësishme që në fazat e para.

“Unë dua nuse vetëm shqiptare. Ndoshta do martohem, dua një familje të madhe. Vajza pothuajse është gati për martesë. Kemi disa të tjera akoma, duhet të shoh dhe karrierën, i kam thënë që do presim dhe pak, të shohim”, tha Jasir Asani në WakeUp.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"